Truri i Kosovës po ik jashtë, 1200 doktorë mbeten pa punë
Shkruan: Dr. Meritë Rrahmani
Ne jetojmë në një shoqëri shumë “interesante/kontraverse”, festivali “Sony Hill” nuk mbahet në Kosovë por në Shqipëri dhe të gjithë po diskutoni për këtë ngjarje.
Ndërsa nga data 10 e këtij muaji rreth 1200 punëtorë shëndetësorë (mjekë, infermierë dhe personel ndihmës) kanë mbetur pa kontrata pune. Kjo situatë është e vështirë për ne si punëtorë, por edhe për Kosovën, është një ngjarje e madhe dhe e dhimbëshme; por askush nuk e diskuton një gjë të tillë e cila ndodhi para 5 ditëve!
1200 familje janë pa paga këtë muaj, me shumë gjasa në muajt në vijim, 1200 punëtorë nuk kanë mundësi të zhvillohen profesionalisht, 1200 punëtorë kanë humbur shpresën dhe besimin për një jetë normale në Kosovë.
E unë i kam dilemat e mia?
Pa dashur me ia humb vleren dhe rëndësinë e festivalit, si është e mundur që pothuajse të gjithë të reagojnë për të dhe nga ana tjetër ju i kushtoni kaq pak ose aspak vëmendje shërbimeve shëndetësore ku secili prej jush apo familja juaj ka nevojë pothuajse çdo ditë për këto shërbime?
“Shëndeti mbi të gjitha” ku po mbetet vlera e fjalës ku cdo ditë e përsërisim???
A duhet ta rendisim një fakt të tillë si arsye shtesë pse mjekët duhet të largohen drejt vendeve të tjera evropiane për të kontribuar?