Testi i arritshmërisë duhet të hiqet fare nga sistemi dhe kriter të jenë vetëm notat në certifikatën e notave
Shkruan: Bekim Thaqi
Testet e arritshmërisë po legjitimojnë mashtrimin dhe po e barazojnë mosdijen me dijen e shpeshherë edhe po e ngrisin mosdijen në nivel më të lartë.
Si po bëhet kjo?
Nxënësit e zellshëm dhe ata që janë munduar tërë kohën që të kenë sukses me forcat e veta , nuk po kopjojnë dhe nuk po përdorin telefona gjatë testit, ndërsa ata që s’janë mundu shumë gjatë mësimeve po përgatiten për mashtrim dhe kopjim gjatë testit.
Rezultati:
Nxënësit më të dobët po marrin pikë më shumë, dhe po i mundin nxënësit më të mirë.
( imagjino si reflektohet kjo tek një nxënës i mirë në kuptimin se sa ja vlen të mësosh gjatë shkollimit kur me një trik ose mashtrim po arrihet rezultat më i lartë).
Përfundimi:
Testi i arritshmërisë duhet të hiqet fare nga sistemi dhe kriter të jenë vetëm notat në certifikatën e notave.