Tentoi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane, arrestohet një burrë në Viti

 Tentoi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane, arrestohet një burrë në Viti

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Viti, pasi që i njëjti dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane.

Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare.

Ndërkohë, në raportin ditor është bërë e ditur se pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

“Pas hetimeve të zhvilluara, më 10.10.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Të ngjajshme