Të helmuarit në Deçan patën bakterin E. Coli, prokuroria ngritë aktakuzë kundër dy zyrtarëve të “Hidrodrinit”

 Të helmuarit në Deçan patën bakterin E. Coli, prokuroria ngritë aktakuzë kundër dy zyrtarëve të “Hidrodrinit”

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Pejë “Hidrodrini”, lidhur me rastin e helmimit të mbi 1 mijë e 500 personave në korrik të vitit të kaluar, në Deçan.

Prokurori i rastit, Dorjan Juniku, ka deklaruar se aktakuza është ngritur kundër drejtorit të Departamentit Teknik, dhe kundër kimistes së “Hidrodrinit”.

“Pas një hetimi disa mujor për çështjen penale që ka të bëjë me rastin e njohur si helmimet e mbi e 1 mijë e 500 qytetarëve të Komunës së Deçanit dhe fshatrave përreth, sot me datë 07.02.2022, kam ngritur dhe ekspeduar në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Deçan, aktakuzën kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonale ‘Hidrodrini’ në Pejë dhe atë kundër drejtorit të Departamentit Teknik, për veprën penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ dhe kundër kimistes së po kësaj kompanie për veprën penale ‘Mosevitimi i rrezikut’”, ka deklaruar ai.

Juniku deklaroi se 872 persona kanë pasur simptoma të cilat iu referohen helmimit nga uji i pijshëm, dhe është konstatuar se kanë pasur bakterin Escherichia Coli dhe bakterin e njohur si “Nova Virus”.

“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, mirëpo 872 kanë pasur simptoma të cilat i referohen helmimeve nga uji i pijshëm, për çka edhe nga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është konstatuar se kanë pasur bakterin Escherichia Coli dhe bakterin e njohur si Novo Virus, e shkaktuar nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta, ashtu siç përcaktohet nga udhëzimet e po kësaj kompanie”, ka deklaruar Juniku.

Të ngjajshme