Taulant Byqmeti – ish-lideri i zjarrtë “Intelektualëve” do t’i prijë festës së titullit të “FC Dritës”, le anash inatet me klubin e zemrës

Përkundër pakënaqësive me kryesinë e FC Dritës, ish-lideri i tifogrupit “Intelektualët”, Taulant Byqmeti ka vendosur që të marr pjesë në festën e madhe në qytet të dielën, meqë klubi gjilanas ka fituar titullin e kampionit, shkruan Zergogjashtë.
Byqmeti për vite të tëra ishte lider i “Intelektualëve”, duke u bërë njëri nga personazhet më të dashura të qytetit. Por, që nga muaji prill i vitit të kaluar ishte larguar nga tribunat bashkë me anëtarët kryesorë të “Intelektualëve”.
Këtë vendim e mori pasi Drejtori Sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, anëtari i kryesisë së këtij klubi Fatos Ramadani, vëllai i këtij të fundit Fatoni,Flakrim Aliu dhe Ilaz Shkodra,
e kishin sulmuar fizikisht Byqmetin në vendin e tij të punës me grushte e karrige.Megjithatë, ai ka vendosur ti lë anash inatet me klubin e tij të zemrës në mënyrë që ti prijë festës masive të dielën derisa “Intelektualët” do të festojnë për titullin e katërt, duke u bërë njëri nga klubet më të trofeshme në Kosovë.
Deri te përleshja pati ardhur pasi humbja e gjilanasve vitin e kaluar nga FC Prishtina në gjysmëfinale të Kupës nuk është përballuar lehtë nga “Intelektualët”.
Madje tifozët kanë shprehur zemërimin e tyre pas ndeshjes dhe pati pasur tensione të shumta brenda fushës, ndërsa pati ndërhyrë edhe policia.
Pas sulmit, Zymberit, Flakron Aliut dhe Ilaz Shkodrës të përshirë në rrahje iu ishte shqiptuar masa ndalimit 48-orësh mbi dyshimet për pjesëmarrje në përleshje në një kafiteri të qytetit të Gjilanit. /Zerogjashtë/.