Tahiri i AAK-së nuk kritikon Kurtin, i jep këshilla si të veprojë pas marrëveshjes së Ohrit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për marrëveshjen e Ohrit, Besnik Tahiri ka thënë se gjendja në vend është kritike, është e nevojshme që si kuvend dhe qeveri ka ngritim subjektivitetin tonë ndërkombëtar, raporton Gazeta10.
“Me këtë marrëveshje dialogu me BE-në do të vazhdoj me vite andaj ne si Kuvend duhet të kërkojmë përfshirjen e SHBA-ve në këtë proces”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë tutje se AAK kërkon që së pari të jemi serioz, të mos eskperimentojmë, të punojmë shumë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE si dhe forcimin e subjektivitetin tonë ndërkombëtar në anëtarësim në institucione ndërkombëtare.
“Çdo dështim i Albin Kurtit sot, është dështim i Kosovës nesër”, tha Tahiri. /Gazeta10/