Sylë Tahirsyla paralajmëron: Muaji janar është më i ftohti
Eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsyla në një intervistë ka folur sa i përket temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë gjatë këtyre muajve.
Ai tha se muaji janar dhe shkurt janë më të ftohtit me temperaturat do të shkojnë deri në -11 gradë celsius.
Krejt kjo sipas tij, mund të konsiderohet si dimër i përballueshëm si për botën bimore po ashtu edhe për qytetarët.
“Muaji janar është muaji më i ftoftë në bazë të dhënave meteorologjike që nga viti 1922 është evidentuar që temperaturat janë më të ulëta. Është me reshje bore me erëra të fuqishme prandaj jemi në stinën e dimrit”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
“Edhe muaji janar dhe shkurt do të jetë në vlerat mesatare të lëkundjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike në shkallë të vendit njëkohësisht edhe rajonit. Dimrit do të jetë i pranueshëm meqë edhe të ftohtit e ka efektin e vet si për botën bimore njëkohësisht edhe për njerëzimin”.
“Duhet të respektohen konditat klimatologjike të territorit të vendit tonë. Prandaj nuk ka nevojë për shqetësim që do të jetë shumë i ulët. Temperature më e ulët që do të shënohet do të jetë deri në -11 gradë celsius ndërsa maksimale deri në 3 gradë celsius dhe është normale në kushtet klimatike të vendit tonë”, tha Tahisylaj.