Suspendimi i policit, Fitim Salihu: Çka është kjo tendencë me ua mbyll njerëzve gojën?
Analisti politik, Fitim Salihu, ka reaguar pas suspendimit të policit i cili kritikoi deputetët të përfshirë në skandalin e derivateve.
Salihu ka thënë se polici ka të drejtë të indinjohen meqë ata punojnë në kushte të rënda.
Tutje, Fitim Salihu, ka thënë se përpjekja për t’ua mbyllur gojën mediave dhe qytetarëve na dërgon në sisteme totalitare.
Këtu keni statusin e tij të plotë.
“Çka eshte kjo tendence me ua mbyll njerezve gojen?! Suspendohet polici sepse i kritikoi me te drejte deputetet qe keqperdoren parane publike. Polici ka te drejte me u indinju me keqperdorimin e deputeteve sepse policet punojne pa sigurime dhe pa shume nevoja te tjera. Ne anen tjeter, kritikohen mediat sepse i paskan “qepu” Presidentes. Mbase ne Rusi e ne Bjellorusi mediat nuk guxojne me i “qepu” Presidentit. Por, ne Kosove, dikur dhe sot, mediat i kane “qepu” – dhe duhet me i “qepu” – te gjithe presidenteve, kryeministrave, ministrave dhe zyrtareve te tjere. Madje me shume se vete opozita. Nese mediave dhe qytetareve i mohohet e drejta e kritikes, do te rreshqasim ne autoritarizem dhe totalitarizem. Ata qe sot i duartrokasin, te ekzaltuar e ne delir, masave te tilla autoritare dhe politikes se grushtit te hekurt, neser vete do te jene viktima te tyre. Siç thoshte pastori Martin Niemöller, “une nuk reagova kur nazistet erdhen per socialistet, sindikalistet e hebrenjte; prandaj kur erdhen per mua nuk mbeti askush te reagonte.”, ka shkruar Salihu në llogarinë e tij në Facebook.