Sot në Gjilan mbahet Pena e Flakës
Tridhjetë poetë, nga midise të ndryshme shqiptare (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e gjetiu), të cilët janë përzgjedhur përmes një konkurimi të hapur, më 31 janar 2022, ora 16:00, begatojnë “Flakën e Janarit”, këtë manifestim kombëtar të kulturës, me krijimet e veta dhe kështu nderojnë përmes vlerave të reja krijuese martirët, dëshmorët dhe figurat e ndritura të kombit, po edhe garojnë njëkohësisht për Çmimin më të rëndësishëm të pjesës letrare të këtij Manifestimi, “Pena e Flakës”.
Një Juri letrare do ta përcaktojë poezinë fituese, juri e cila bëhet publike, po nesër.
Të gjitha poezitë e kësaj pjese letrare do të publikohen më
pas në revistën letrare AGMIA, bashkë me poezinë fituese, dhe publiku artdashës (meqë hapësira do të jetë e kufizuar shkaku i masave anti Covid), do ta ketë rastin për t’i lexuar, por edhe dëgjuar përmes portaleve mediatike.Po në këtë Orë të madhe letrare, do të komunikohen edhe rezultatet e konkursit anonim letrar, “për poezi dhe tregim të shkurtër, ku në garë për tri nga vendet e para janë 94 poezi e 49 tregime.
Krijimet që nuk i kanë respektuar kriteret e konkurimit (poezia deri në 50 vargje, tregimi dri në 3 faqe me rreshta të rrallë) nuk do të merren në konsideratë.
Natyrisht, organizatori do ta bëk dhe everifikimin e krijimeve fituese më pas dhe, në rast se kanë qenë të publikuara më parë, do të zhvlerësohen automatikisht.
Po, shpresojmë që gjithçka të rrjedhë si duhet sepse kur i nderojmë bashkërisht më të shtrenjtit tanë e të shtrenjtat tona, që na e sollën lirinë, që të gjithë jemi fitues…