Siguria e këmbësorëve për gjatë vendkalimeve të këmbësorëve dhe parandalimi i aksidenteve në trafik
Njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe për të mbrojtur jetën e çdo pjesëmarrësi në trafik, ka filluar me implementimin e projektit të kësaj drejtorie ‘’Siguria e këmbësorëve për gjatë vendkalimeve të këmbësorëve dhe parandalimi i aksidenteve në trafik’’ në kuadër të së cilit duke i kushtuar rëndësi të veçantë respektimit të rregullave të trafikut, e sidomos në zonat e dedikuara për këmbësorët. Me këtë rast janë shpërndarë edhe fletëpalosje me këshilla të bazuara në ligjin për rregullat në trafikun rrugor për kalim të rrugës në mënyrëtë sigurte nga ana e këmbësorëve.
Vendkalimet e këmbësorëve janë të projektuar për të siguruar kalimin e sigurt të qytetarëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën.Për të parandaluar aksidentet në trafik dhe për të rritur sigurinë e këmbësorëve, kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë shenjat e trafikut dhe të respektojnë vendkalimet e dedikuara për këmbësorë. Po ashtu, i inkurajojmë këmbësorët që të përdorin gjithmonë vendkalimet e shënuara dhe të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit.
Njësite policore janë të angazhuara dhe kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në zonat më të frekuentuara për të siguruar zbatimin e rregullave dhe për të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj shkelësve të mundshëm.
Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Ju lutemi që të respektoni rregullat e trafikut dhe të tregoni kujdes të shtuar, sidomos në vendkalimet e këmbësorëve.