Si ta ndalim anarkinë në Degën e PDK-së në Gjilan?!

 Si ta ndalim anarkinë në Degën e PDK-së në Gjilan?!

Dorëheqja e anëtarit të Kryesisë së PDK-së dega në Gjilan z.Riza Abdyli është alarm për Partinë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, që duhet marrë si vërejtje serioze për zhvillimet aktuale brenda PDK-së në Gjilan.

Ky rast, nuk duhet tejkaluar në heshtje si rastet e tjera kinse nuk ka ndodhur asgjë, sepse, dorëheqja e Riza Abdylit nuk është as e para dhe me shumë gjasë, as e fundit.

Është rrezik permanent se, kësaj dorëheqje mund t’i shtohen edhe një varg dorëheqjesh të tjera.

Por ama, sa do të jetë e lehtë për ne të tjerët aktiviteti ynë në vazhdim duke na ikur anëtarët e Kryesisë e aktivistët e mirëfilltë, njëri pas tjetrit?!

Duhet kuptuar si çështje serioze dukurinë e largimeve!

Shefik Surdulli – anëtar i kryesisë së degës në Gjilan

Të ngjajshme