Si ta dalloni nëse buka është e zezë apo është ngjyrosur
Buka e zezë ose buka e thekrës janë veçanërisht të përdorura nga njerëzit që kujdesen për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit. Në mënyrë që kjo bukë të jetë vërtet e shëndetshme, ajo duhet të bëhet nga gruri që të përmbajë të gjitha vlerat ushqyese.
Fenomeni që po ndodh rëndom, është se buka që pretendohet të jetë e zezë, nuk është vërtetë e tillë por i shtojnë ngjyrues dhe shtesa të tjera për të marrë ngjyrën e zezë.
Ekzistojnë një shumllojshmëri mënyrash për të ngjyrosur bukën. Është e vështirë për t’u besuar, por përveç ngjyruesve, në bukë mund të shtojnë edhe kafe,
kakao, verë të kuqe etj.Buka e thekrës duhet të përmbajë minimumi 30% miell thekre. Në bukën e thekrës, cilësia e glutenit është e dobët (gjë e cila të shëndosh), në rast pjekje buka e thekrës do të pësojë plasaritje (çarje), në këtë mënyrë do ta kuptoni se është me të vërtetë bukë thekre. Prandaj kjo do të thotë se buka e thekrës nuk mund të jetë e butë si buka e grurit.
Ja disa mënyra për të dalluar nëse buka e zezë është e ngjyrosur: Vini një copë buke të zezë në ujë. Nëse buka zbardhet dhe uji merr ngjyrë kafe, atëherë buka është e ngjyrosur. Buka e zezë është më kompakte dhe ka më shumë lagështi se buka e bardhë. Buka e zezë nuk duhet të jetë elastike (si buka e bardhë). Buka nga mielli i zi i ka poret me të thella dhe është më e vogël në vëllim. Buka e zezë ka erë më të fortë se buka e bardhë.