Shqiptarja 𝗠𝗲𝗴𝗮𝗻 𝗟𝗮𝘁𝗶𝗳𝗮𝗷, 𝗸𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻𝗲 𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺ë𝗳𝗶𝘀𝗵𝘁ë 𝗲 𝘁𝗲𝗻𝗶𝘀𝗶𝘁 në Gjermani
Tenisi është një sport shumë i dashur për t’u shikuar, por edhe shumë i vështirë për t’u luajtur, por jo edhe për Megan Latifaj, 12-vjeçaren shqiptare, e cila tashmë është shpallur kampione e shumëfishtë në disa turne të Gjermanisë.
Së fundmi ajo “rrëmbeu” çmimin e parë si kampione në landin Nordrhein Westfalen (Westfälische Jugendmeisterschaften U12) në Gjermani.
Përveç këtij çmimi, ajo në fakt para pak ditësh u rendit e para edhe në “NRW Championships 2022, U12 në Gjermani.
Tenisi për Megan Latifaj filloi me shumë dashuri, punë dhe përkrahje familjare.
Ajo është lindur në Wuppertal, Gjermani, dhe aktualisht banon në qytetin Bochum (Nordrheinwestfalen), bashkë me prindërit dhe motrën e saj të vogël, Mia Bell Latifaj.
Edhe pse është vetëm 12 vjeçe, Megan filloi të ushtronte sportin e tenisit që nga viti 2007 dhe sot, pa dyshim kemi një sportiste shqiptare, e cila është bërë emër suksesi në Gjermani.
“Dëshira për të luajtur tenis ishte e imja, po njëkohësisht edhe e babait tim, i cili ka luajtur futboll deri në moshën 18-vjeçare me ekipe si Dinamo dhe Partizani në Shqipëri”.
Babai në fakt e kishte vërejtur dëshirën e saj të madhe në sport.
“Fillimisht fillova për futboll, por nuk me flinte aq në zemër, pastaj pyeta prindërit se a mund të provoj të stërvitem dhe të luaj tenis, sepse e pëlqeja shumë si sport. Prindërit më përkrahën dhe unë vazhdova rrugëtimin tim për tenis”, tregon Megan për revistën Albinfo.ch.
Dëshira e Meganit ishte perfekte, sepse që në momentin e parë ajo po shfaqte talent dhe çdoherë e më shumë po përmirësohej drejt profesionalizmit.
Vlen të theksohet se në moshën 8-9 vjeçare, Megan me talentin e saj ra në sy te shumë trajnerë të talenteve të moshave të vogla të Federatës së Tenisit në Gjermani, ku ajo po stërvitej.
Aty u vendos që Megan të stërvitet tutje në Qendrën e Tenisit – Kamen. DTB” (Deutsche TennisBund Stützpunkte für Talente), qendër që përfaqëson denjësisht Gjermaninë./albinfo.ch/