Shkolla e Agrobiznesit “Sahit Baftiu” në Gjilan shpallë Konkursin për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2024-2025
Nxënësit që kanë mbaruar shkollën fillore nesër mund të regjistrohen në shkollën Agrobiznesit “Sahit Baftiu” në Gjilan.
Postimi i plotë:
Njoftim
Shkolla e Agrobiznesit “Sahit Baftiu” shpallë Konkursin për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2024-2025.
Dorëzimi i dokumenteve për regjistrim për klasën e dhjetë (10-të) për afatin e parë bëhet më dt. 10, 11, 12 korrik 2024, në shkollën teknike “M. Isai” nga ora 8:00- 16;00.
Shpallja e rezultateve më 13.07.2024.
Ndërsa për afatin e dytë ; dorëzimi i dokumenteve bëhet më datë 19, 20 dhe 21 gusht 2024.
Shpallja e rezultateve më 22.8.2024.
Konkursi është shpallur për këto profile dhe nxënësit mund të regjistrohen në këtoprofile;
– Teknologji ushqimore
– Kuzhinier
– Asistent i mikëpritjes hoteliere
– Përpunues i mishit
– Furrëtar
– Hortikulturë
– Pemëtari- vreshtari
– Agrobiznes
– Mbrojtja e bimëve
– Laborant i biologjisë
Në profilet ;
1.
Kuzhinier.2. Asistent i mikëpritjes hoteliere. do të ofrohet Arsimi Dual.
Një nga arsyet kryesore përse semimaturantët duhet të zgjedhin Arsimin Dual është përshtatshmëria e tij me tregun e punës. Arsimi Dual është një pasaportë drejt suksesit profesional. Ky sistem arsimor u jep mundësinë nxënësve të fitojnë aftësi praktike që kërkohen drejtpërdrejt nga industria dhe bizneset.
Arsimi Dual rrit shanset tuaja për të gjetur një punë menjëherë pas përfundimit të shkollimit, duke shmangur periudhat e gjata të papunësisë pas diplomimit.
Arsimi Dual është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe për të ndikuar pozitivisht në jetën tuaj profesionale dhe personale. Me një fokus të qartë në nevojat e tregut të punës, ju do të jeni një hap përpara konkurrentëve tuaj dhe do të keni një udhë më të qartë drejt suksesit.
Ndërsa për profilet ;
1. Agrobiznes
2. Hortikulturë
Nxënësit kanë mundësi që të përfitojnë bursa në vlerë prej 50 euro për tre vite.
Ju mirëpresim!