Shkarkime, dorëheqje të mjekëve, nepotizëm dhe dyshime për konkursin e “manipuluar” – Çfarë po ndodh me Spitalin Regjional të Gjilanit?
Këto zhvillime e kanë përcjellur Spitalin Regjional të Gjilanit gjatë këtij muaji, shkruan Zerogjashtë.
Fillimisht u dha lajmi nga kirurgu Arbër Morina se ky i fundit u shkarkua nga pozita e shefit të deritashëm të repartit të kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Ai përmes një reagimi publik në profilin e tij në Facebook ka shprehur zhgënjimin për mënyrën se si është larguar nga pozita. Sipas Morinës, vendimi për shkarkim është marrë pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit.
Pas Morinës edhe internisti dhe kardiologu, Dr. Agron Leka ka treguar për dorëheqjen ngatë gjitha funksionet menaxheriale që mbante në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan
Ai përmendi tre arsye kryesore për largimin e tij: tejkalimi i afateve ligjore për avancim në pozitë,
mbingarkesa me dy detyra menaxheriale njëkohësisht (ushtrues detyre i Drejtorit Klinik dhe shef i Njësisë Koronare), si dhe kufizimet institucionale dhe pengesat administrative që kanë vështirësuar zbatimin e reformave.Gjatë këtij muaji, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është bërë një emërim i ri në një pozitë të rëndësishme udhëheqëse. Kushtrim Syla është caktuar si ushtrues detyre i Drejtorit të Infermierisë, një rol kyç në menaxhimin dhe organizimin e shërbimeve infermierore në këtë institucion shëndetësor.
Emërimi i Sylës ka ngjallur vëmendje jo vetëm për shkak të pozitës së tij të re, por edhe për lidhjet familjare. Kjo pasi që Kushtrim Syla është nipi i Shemsi Sylës, zëvendësministër aktual në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkaq një konkurs për pozita mjekësore i shpallur nga SHSKUK në komunën e Alban Hysenit të VV’së është shoqëruar me akuza për manipulim. Testi me shkrim dyshohet se është shpërndarë para provimit.
Një kandidate që ka folur për Insajderin ka dhënë detaje rreth këtij konkursi. N.B tha se dorëzuar ankesë pasi i është padrejtësi. Ajo e ka quajtur konkursin ‘të manipuluar’ dhe ‘partiak’. SHSKUK dhe Komuna e Gjilanit nuk kanë kthyer përgjigje për këto pretendime. /Zerogjashtë/