Shemsedin Elezi pjesë e listës së LDK-së për Asamblenë e Gjilanit
Shemsedin Elezi, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se është nominuar përsëri për të kandiduar për anëtar të Kuvendit në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ky është postimi i tij:
Ditëlindja ime!
Koha po fluturon, e unë çdo vit po i shënoj datat e rëndësishme.
Falënderues me shpirt Zotit Fuqiplotë për të gjitha që kam.
Familje të mrekullueshme, shëndet të mirë, personalitet, sinçeritet…e shokë e miq të shumtë.
Jetën e kaloj duke i zbatuar në përpikmëri kërkesat e Krijuesit për misionin tonë në këtë botë, e kur një ditë të jetë vonë, sikur për secilin prej nesh, nuk dotë pendohem se lash diçka të pa bërë për fajin tim.
I lindur nê shenjën e Luanit, me zjarrin simbol e diellin në qendër, kam shumicën e karakteristikave pozitive sipas shenjës.
Lutem çdo ditë për vazhdimësi të lumturisë fizike e shpirtërore.
Meqë hyra në këtë Ditë të madhe për mua, ju informoj të dashur miq, se pas vlerësimit lart të performancës nga grupi i këshilltarëve në KK Gjilan dhe kryesia e nëndegës së LDK-së në Zhegër, pas nominimit të dyanshëm, unë pajtohem që të jem kandidat për edhe një mandat për asamble komunale të Gjilanit.
Me një përvojë tani të madhe, duke i ditur mirë detyrat dhe përgjegjësitë aty, si dhe pas aq shumë trajnime nga organizata prestigjioze ndërkombëtare, kontributi im do të jetë përmbajtësor.
Roli im aktiv ishte kërkesë juaja miq, duke mos u pajtuar pse lëshova rrugë për të tjerët këto vite të fundit, pas një performance intensive disavjeqare.
Prandaj vazhdojmë së bashku me bashkëmendimtarët, duke respektuar të gjithë.
Ata që hyjnë në garë, që mendojnë ndryshe…e të tjerë.
Shihemi për tē mira, dhashtë Zoti!
Burimi/zhegra.info/