Shefki Mustaf Bajrami – një karrierë e një mësuesi të veçantë!
Gjilan – Mësuesi, Shefki Mustaf Bajrami, i lindur më 03.01.1951 në Përlepnicë, është një mësues, edukator, sportist dhe një artiste i dalluar i artit muzikor, është, dhe do të mbetet krenaria përlepnicase! Kështu e ka jeta, kur mësuesi Shefki, lindi për mësues, jeton akoma si mësues, edhe pse tani është në pension, por fiziku i tij, thotë se mund të vazhdoj në punën e edukatorit!
Mësuesi Shefki, si shumë normalist të kohës, nga normalja morën ditarin në dorë! Kështu në vitin 1972/1977 filloj me ditar në dorë në Kremenatë të Strezovcit, ti bëj hapat e parë të mësuesit.! Si i ri, gjithherë u merrte aktivitete sportive,ishte lojtar i klubit të futbollit të vogël në Përlepnicë! Mësuese Shefkiu iu binte mirë, violinës, çiftelisë dhe instrumenteve të tjera harmonikës, dhe pasi u formua Sh. K. A,, Kosovarja “në Përlepnicë në vitin 1972, mësuessi Shefki mori përsipër ta mësoj edhe klarinetin!
Sepse kishte mungesë të mëdha për klarinetist në Shoqëritë Kulturo-Argëtuese të Kosovës ! Mësues Shefki Bajrami shumë shpejt e mësoi edhe këtë instrument! Edhe ne Koretin tregojë , se nuk është vetëm mësues, por është njeri i aktiviteteve, nuk mund të jetoj pa kulturë , art e sport! Kështu,kërkoj të ketë një ansambël të çiftelisë në shkollën e Koretinit!
Kjo kërkesë edhe u realizua nga prindërit, ku u blenë mbi 80 çifteli! Krijoi një ansambël të shkollës me 30 nxënës të cilët mësuan, nga mësuesi Shefki Bajrami t’i bien çiftelisë, dhe të japin koncerte si në Koretin por edhe në fshatra të tjera! Në vitin 1984 në ditën e shkollës,në Përlepnicë kanë marrë pjesë, me ansamblin e çiftelisë, në festën e shkollës, nxënësit e Koretinit!
Në vitin 1985 mësuesi Shefki Bajrami transferohet në shkollën e Përlepnicës si arsimtar lëndës së muzikës! Në Përlepnicë, gjithherë organizonte recitale këngë korale e program argëtues për ditë të shkollës, edhe për mërgimtar! Në SH. K. A,, Kosovarja “e cila në Përlepnicë u formua në vitin 1972, ishte aktiv me klarinetin e tij, por edhe me të gjitha instrument muzikore, zëvendësonte çdo instrumentalist!
Kështu ishte edhe në SH. K.A,, Punëtori” të Kombinatit të Tekstilit në Gjilan në vitin1977/1979,me klarinet mësuesi Shefki merrte pjesë në koncerte të kësaj shoqërie! Ishte me violin, një ekzekutues fenomenal i këtij instrumenti ! Me SH. K. A,, Kosovarja “ka marrë pjesë në takimet e majit nga viti 1974, deri në vitin1981! Në sport ishte i dalluar, si atlet shumë i mirë në ngjitjen në litar, ku ishte i dyti në ish ushtrinë Jugosllave në Zagreb të Kroacisë! Ishte lojtar i klubit KF, , Bashkimi”te Koretinit! -Nga viti 1980 deri në vitin 1993 ishte lojtar standard i K. F,”Përlepnica” të Përlepnicës! Pas, pushimit si lojtar aktiv, udhëhoqi K. F,Shelgjishta” të Verbicës së Kmetocit , në kampionatin 1993/1995! Kështu në vitin 1996/1997, mori ta udhëheq K. F,, Përlepnica,” në Përlepnicë!
Mësuesi Shefki Bajrami,me punën e tij, aktivitetin e tij, la gjurmë të pa shlyera në edukim, arsim, por edhe në kulturë, rini, sport! Me mësuesi tonë të nderuar krenohemi dhe mburremi në përlepnicasit, mburremi që jetuam me mësuesin, sepse ku kishte aktivitete, aty ishte mësuesi Shefki!
Sot mësuesi, është shembull për brezat që i edukoj, sot mësuesi nga tre djemtë e tij, të tre janë Profesor të artit muzikor! Mësuesi, Shefki Bajrami na dha shumë, por puna dhe angazhimi iu kthye me një familje intelektualësh! Nuk thuhet më kotë ,, Dardha bie, nën dardhë “! Familja e mësuesit Shefki, janë familje artistësh! Djemtë e mësuesit, mbesat, motrat Bajrami, edhe shumë të rinjë të kësaj familje, vazhdojnë rrugën e mësuesit! Të lumtë mësues, për mbi 65 vite ia kushtove ,arsimimit edukimit, sportit artit, muzikës! Tërë jetën, ia kushtojë rinisë! Respekt për Mësuesin Shefki Mustaf Bajramin si dhe këtë familje artistësh e sportistësh./nuhi nuhiu/rajonipress