SHEFIK R. HALITI (Magjistër i shkencave të pedagogjisë)
U lind më 20. 07. 1942 në fshatin Muhoc të Bujanocit, nga babai Raxhep dhe nëna Gjevrije. Rrjedh nga një familje intelektuale dhe arsimdashëse. Shkollën fillore – semimaturën e kreu në vendlindje në vitin 1956. Pas tri vite pauzë vazhdoi shkollën e mesme të mësuesisë – Normalen në Gjilan, të cilën e mbaroi në vitin shkollor 1964 – 1965. Në vitin akademik 1965 – 1966 u regjistrua në Fakultetin Filozofik, Dega e Pedagogjisë në Prishtinë. Diplomoi më 30.06. 1969, dhe fitoi titullin profesor i lëndës së pedagogjisë. Në vitin shkollor 1966 – 1967 studioi dhe punoi në cilësinë e mësimdhënësitnë shkollën fillore “ Migjeni” në Muhoc.
Në vitin 1969 themeloi marrëdhënie të rregullt pune në shkollën e mesme Normale në Gjilan, e cila përgatiste kuadër për ciklin e ulët të shkollës fillore prej klasës I – IV. Madje kreu shërbimin ushtarak në Sisak të Kroacisë (shërbeu 11 muaj ). Prap e vazhdoi punën në Shkollën Normale, në të cilë punoi deri në vitin 1975. Në vitin shkollor 1975 – 1976 në Gjilan u hap Akademia Pedagogjike, në të cilën punoi në cilësinë e ligjeruesit të lëndëve pedagogjike për katër vite me radhë. Në vitin akademik 1980 – 1981 falë aktivitetit të tij u avancua (fitoi) në titullin akademik profesor i gruplëndëve pedagogjike. Në vitin 1983 magjistroi në Fakultetin Filozofik – Universiteti i Prishtinës në Prishtinë, para komisionit vlerësues: akademik Jashar Rexhepagiqi, prof. dr. Masar Kodra dhe prof. dr.Qamil Gexha, me temën: “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit në komunën e Gjilanit 1945-1980” Në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” punoi deri në vitin 2005. Prej vitit shkollor 2002 – 2003, me hapjen e Fakultetit të Edukimit me qendër në Gjilan, ishte i angazhuar për të ligjëruar gruplëndët pedagogjike si Teori e mësimit, Shkolla dhe familja dhe Arsimi permanent deri në vitin kalendarik 2012. Dy mandate ishte antar i Senatit të Universitetit të Prishtinës. Njërin mandat kur Rektor ishte akademik Gazment Zajmi, kurse tjetrin kur në krye të Universitetit ishte prof. dr. Ejup Statovci.Krahas profesionit ka ushtruar edhe detyrën e zëvendësdrejtortit dhe drejtorit të Shkollës Lartë Pedagogjike në Gjilan. Detyrën e zëvendësdrejtorit e uashtroi për katër mandate në këto vite kaledarike: 1975 – 1977, 1991 – 1993, 1993 – 1995 dhe 1998 drejtorit e ushtroi për këto mandate: 1994 – 1996, 1996 – 1998 dhe 2003 – 2005. Ndërsa prej 23. 11.2007 – 5. 03. 2009, e ka ushtruar detyrën e dekanit në Univerzitetin privat “Fama “ në Gjilan, në kuadër të cilit funksiononin këto fakultete: Fakulteti Ekonomik Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Psikologjisë. Krahas punës pedagogjike me studentë, në mënyrë aktive, kreative dhe permanente, merrej edhe me punë kërkimore – shkencore në fushën e arsimit.
Ka botuar një mori punimesh të karakterit teorik dhe praktik të cilat përkojnë drejtpërdrejti me procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, të cilat i ka botuar nëpër gazetat dhe revistat përkatëse në gjuhën shqipe si në “Shkëndija”, “Bota Sot”, “ Pavarësia”, “Flaka e vëllazërimit” e kështu me radhë. Deri tashti ka botuar mbi 100 njësi bibliografike.
I. Botime të veçanta:
1. Zhvillimi i shkollave dhe arsimit në komunën e Gjilanit 1945 – 1980, Prishtinë, 2004
2. Artikuj të përzgjedhur pedagogjikë, Prishtinë, 2003
3. Doracak i mësimit praktik për studentë, Prishtinë, 2004
4. Në kërkim të pedagogjisë reformuese, Gjilan, 2007
5. Shkolla fillore “Migjeni “e Muhocit 1945-2010, Prishtinë, 2015 dhe
6. Shkolla Normale “Skënderbeu” 1959-1974, Prishtinë, 2016
I. Recensent i teksteve
1. Matematika për klasën e pare (1) për arsimin fillor të të rriturve, ETMM, Prishtinë, 1980
2. Matematika për klasën e dytë (II) për arsimin fillor të të rriturve, ETMM, Prishtinë, 1980
3. Dr. Abdylaziz Veseli, Pedagogjia parashkollore, Prishtinë, 1987
4. Mr. Zeqir Demi, Zhvillimi i shkollave dhe arsimit në territorin e sotëm të Anamoravës, Prishtinë, 1997
5. Dr. Vaxhid Nuredini, Pedagogjia, Prishtinë, 1999
6. Prof. Besim Dyla, Didaktika e vlerësimit të përparimit të nxënësve, Prishtinë, 2001
7. Azem Veseli, Muhoci i Bujanocit, Prishtinë, 2008 dhe
8. Selman Mehaj, Institucioni për edukimin dhe arsimin parashkollor të fëmijëve “Gëzimi ynë” të Mitrovicës, Prishtinë, 2009 Mr.
Shefik Haliti me bashkëshortën dhe djalin, tani jeton e vepron në Gjilan./zerogjasht.com/