Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë në Gjilan, Dr.Taulant Ramadani: Për tre muaj janë trajtuar mbi 2 mijë e 700 pacientë në Shërbimin e Stomatologjisë
Shërbimi i Stomatologjisë së sektorit publik, përfshirë QKMF-në “Dr. Nagip Rexhepi”, Dardaninë, Arbërinë dhe Bresalcin aktualisht funksionon me 20-të Doktorë të Stomatologjisë në mesin e tyre Specialistë të lëmive të ndryshme stomatologjike, infermierët dhe teknikët e Stomatologjisë.
Raporti gjatë tre mujorit të fundit tregon një numër të konsiderueshëm të pacientëve, ku kap shifrën prej mbi 2700 pacientë me patologji të ndryshme, në nevojë për shërbim shëndetësor. Vlen të thuhet që është një numër i rënë krahas me muajtë paraprak të stinëve të ftohta, pasi që sezona verore pëson një rënie në vizita shkaku i pushimeve dhe agjendave personale të qytetarëve.
Nga kynumër pacientësh numërohen,
1213-të pacientë meshkuj dhe 1487-të paciente femra.Numërohen 500 dhëmbë të trajtuar dhe pllombuar dhe 380 ekstrakcione. Raporti reflekton për një numër të konsiderueshëm të trajtimit i cili kalon gjithmonë numrin e ekstrakcioneve. Kjo nënkupton që evitimi i nxjerrjeve është sukses dhe rezultat i dhënies së prioritetit në trajtim dhe shërim.
Shërbimi i Stomatologjisë së sektorit publik ka për qëllim parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të ndryshme, këtu duke përfshirë poashtu urgjencat stomatologjike.
Investimet e bëra, për të cilat jam prononcuar më heret, kanë sjellë dhe po vazhdojnë të sjellin rezultate te kënaqshme për pacientët dhe stafin e Stomatologjisë të cilët punojnë me shumë seriozitet dhe përkushtim në të mirë të qytetarëve tanë.
Fuqizimi i sektorit publik shëndetësorë nënkupton përfitim për qytetarët tanë në marrjen e shërbimeve shëndetësore. Andaj ritheksoj që jam i kënaqur me investimet e realizuara, funksionalizimi i pikës së re që do të bëhet ditët në vijim dhe seriozitetin drejtë trajtimit të dinjitetshëm të Stomatologjisë së sektorit publik.
Dr. Taulant Ramadani
Shef i Shërbimit të Stomatologjisë, Gjilan