Shabani: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fillon një epokë të re të bashkëpunimit me QAP

 Shabani: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fillon një epokë të re të bashkëpunimit me QAP

“Gjatë takimit me drejtorin e Qendrës për Aftësimit Profesional Gjilan, u bisedua rreth ndikimit të kësaj qendre në Zhvillimin Ekonomik Lokal, ku komuniteti i biznesit do të ketë mundësin e aftësimit të punëtorëve të tyre në profile të ndryshme, kështu rritet efikasiteti në punë por edhe do të kujdeset edhe shërbimet për orientim në karrierë për të rinjtë e komunës së Gjilanit.”, ka bërë me dije, Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE).

Qendra të Aftësimit Profesional Gjilan ofron: Trajnimi institucional në Qendrat e Aftësimit Profesional dhe Trajnimi i kombinuar (QAP dhe Kompani/sektori privat).

Kohëzgjatja e trajnimit është 3-6 muaj, kandidati i nënshtrohet testit pas çdo moduli që zhvillohet si dhe testin përfundimtarë dhe pas trajnimit merr certifikatë mbi kompetencat e marra dhe me rëndësishmja është se trajnimet janë 30% teori dhe 70% praktikë.

“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik I ka hapur rrugë secilit aktivitet që ndikon në rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike, e gjitha me koordino të plotë me komunitetin e biznesit”, ka thënë drjetori Shabani.

Të ngjajshme