SC Gjilani merr në huazim edhe futbollistin Senad Jarovic
Sport Club Gjilani dhe FC Struga janë dakorduar për huazimin e futbollistit Senad Jarovic, njofton klubi kuq e bardh i Gjilanit.
“Sulmuesi 25 vjeçar do të qëndrojë në skuadër deri në fund të edicionit 23/24 si futbollist i huazuar nga kampionët e Maqedonisë së Veriut. Jarovic më parë ishte pjesë e shumë klubeve në Evropë, derisa te ‘kuqebardhët’ vjen si vlerë e shtuar për repartin sulmues”, thuhet në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit.
SC Gjilani i ka uruar mirëseardhje lojtarit Jarovic dhe i ka dëshiruar sukses në objektivat e përbashkëta, pra që klubi ka vënë para vete.