Salihu: Është ç’njerëzore të mbrosh një ministër të Shëndetësisë në ditën kur vdesin 18 qytetarë
Analisti Fitim Salihu i ka reaguar kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës që dje thurri lavde për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me menaxhimin e pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Salihu ka thënë se është ç’njerëzore dhe pandejshme të mbrosh një ministër në ditën kur në vend vdesin 18-qytetarë nga koronavirusi.
Ai e vlerëson të pasinqertë që qytetarët të fajësohen për rritjen e numrit të infektimeve, ndërkohë, që Qeveria i merrte meritat për uljen e numrit të infektimeve vetëm para pak javësh.
Postimi i plotë:
“Eshte goxha morbide, çnjerezore dhe e pandjeshme ta mbrosh nje minister te Shendetesise ne diten kur nga Kovidi vdesin18 qytetare te Kosoves,
fqinj tone, miq tone, familjare tone, te njohur tone. Eshte e pasinqerte t’i fajesosh qytetaret per rritjen e numrit te infektimeve, nderkohe qe i ke marre meritat per uljen e numrit te infektimeve vetem para pak javeve.Nuk eshte faji i qytetareve qe nuk ka termine te lira per vaksinim. Nuk eshte faji i qytetareve qe jane hequr krejt masat mbrojtese tash e dy muaj. Nuk eshte faji i qytetareve qe ekziston vetem nga nje qender vaksinimi per qytet. Nuk eshte faji i qytetareve qe ministri i Shendetesise po e braktis gjendjen emergjente shendetesore dhe po dezerton ne garen per kryetar te Prishtines.
Nuk mund te fajesohen qytetaret qe nuk po kujdesen e po shkojne neper dasma kur, vetem pak dite me pare, ministri i Shendetesise, ky qe po e lavdoni, ka shkuar vete neper dasma. Nje qeverisje qe e drejton gishtin e akuzes nga qytetaret nuk eshte qeverisje per qytetaret. Me 14 shkurt po keta qytetare qe sot po i fajesoni ju kane votuar per te punuar. Jo per t’i fajesuar per mospunen dhe deshtimet tuaja”. /Lajmi.net/