Riparohet ura, lehtësohet qarkullimi i malësorëve të Kamenicës
Shefi i kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, ka njoftuar banorët e fshatrave Desivojcë, Lajçiq, Tërrstenë dhe Velegllavë, se ura e dëmtuar nga vërshimet për të cilën janë njoftuar para disa orësh, tashmë është rregulluar dhe rruga tashmë është e kalushme plotësisht.
Për reagimin, veprimet dhe punën, ai ka falënderuar Drejtorinë e Emergjencave dhe drejtorin, Kujtim Kallaba.
“Qytetarë të nderuar, Komuna e Kamenicës, përherë do jetë në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme për të zgjidhur çdo problem dhe për të kaluar çdo sfidë bashkë”- tha Rexhepaj.