Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku mori pjesë në prezantimin e Platformës Pivot-RP nga MAShTI
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dje mori pjesë në ngjarjen e prezantimit të Platformës Pivot-RP, një mjet që lehtëson qasjen e hulumtuesve ndaj burimeve të financimit për projekte shkencore dhe kërkimore. Prezantimi i Pivot-RP e bëri Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ku po ashtu u prezantuan gjithashtu dy raporte të rëndësishme të përgatitura nga Projekti HEI’25: “Transparenca financiare e universiteteve publike 2023” dhe “Profilet e universiteteve publike të Kosovës”.
Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, vlerësoi rëndësinë e platformës Pivot-RP për krijimin
e mundësive të reja për kërkuesit shkencorë. Ai shprehu angazhimin e UKZ-sw për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar qasjen në burime financimi që ndihmojnë në realizimin e projekteve kërkimore cilësore, dhe se sipas Rektorit Dwrmaku, ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të universiteteve publike të Kosovës në rrjetet globale të shkencës dhe inovacionit.Nga ana e saj Ministrja Nagavci ka thënë se, një nga prioritet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, duke e bërë atë më konkurrues, për të realizuar këtë duhet të sigurohemi që institucionet e arsimit të lartë dhe hulumtuesit kosovarë të kenë qasje në platforma si Web of Science, e cila mundëson shkëmbime profesionale në të gjitha disiplinat shkencore. Nagavci tutje tha se, Ministria e Arsimit ka marrë një sërë hapash dhe veprimesh konkrete, si në aspektin e politikave ashtu edhe të nismave praktike, miratimi në Kuvend i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), i cili garanton pavarësi institucionale dhe financiare për AKA-n, zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar të Shkencës, miratimi i Programit Kombëtar të Shkencës nga Qeveria, i cili kishte skaduar në vitin 2015 dhe që nuk ishte përtërirë nga ajo kohë. Ministrja theksoi se, duhet të shqyrtohen të gjitha modalitetet e mundshme deri sa të gjejmë një të përshtatshëm për pozicionin tonë dhe pavarësisht nga modalitetet e anëtarësimit, si dhe përveç ofrimit të qasjes, platforma duhet të garantojë përcaktimin e emërtimit të saktë të Kosovës si shtet në listën e vendeve të profilizuara. Ndër të tjera, ministrja tha se MAShTI është i hapur për të diskutuar të gjitha opsionet e mundshme për mbështetjen e pjesëmarrjes së hulumtuesve tanë në platforma si WEB of Science, duke mbuluar shpenzimet e publikimeve të tyre në platforma online.
Ndërsa, përmes linjës online, Drejtori i Kërkimeve dhe Analitikës për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën të Clarivate, Radek Budyihowski, tha se, si ofrues i Web of Science dhe i zgjedhjeve për analizë, vlerësim dhe krahasim roli ynë nuk është vetëm si ofrues të dhënash, të cilat janë kritike për procesin e vendimmarrjes sot, por edhe si mentor për komunitetin kërkimor.