Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i UT-së kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

 Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i UT-së kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata udhëheqin.

Marrëveshja në fjalë përcakton fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit mes dy Universiteteve duke përfshirë:

  1. Shkëmbimin e personelit akademik për procesin mësimor;
  2. Shkëmbimin e pedagogëve, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore shkencore;
  3. Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese;
  4. Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm);
  5. Shkëmbimin e literaturës shkencore:
  6. ​ Shkëmbimin e përvojës lidhur me menaxhimin institucional;
  7. Institucionalizimin e bashkëpunimit reciprok dhe të ndërsjellë në sferën e ofrimit të ndihmës për ngritjen e kapaciteteve të studentëve të këtyre universiteteve;
  8. Bashkëpunimin​ në organizimin​ e aktiviteteve dhe/ose projekteve rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët;
  9. Shkëmbimin e eksperiencave, praktikave dhe ekspertëve;
  10. Zhvillimin e programeve hulumtuese, projekteve kërkimore- shkencore.
  11. Organizimin e përbashkët të konferencave, trajnimeve, seminareve dhe bashkëpunimeve të tjera profesionale; etj.

Dy universitetet do vazhdojnë bashkëpunimin e filluar shumë kohë më parë nëpërmjet projekteve ERASMUS+ CBHE.

Të ngjajshme