Redon Ismaili i bashkohet Partizanit të Tiranës, zyrtarimi çështje kohe

 Redon Ismaili i bashkohet Partizanit të Tiranës, zyrtarimi çështje kohe

Redon Ismaili është futbollisti më i ri i Partizanit të Tiranës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Futbollisti i talentuar gjilanas ka mbyllur bashkëpunimin me Sport Club Gjilani ditë më parë, ndërkohë nuk ka humbur kohë për të gjetur mjedis të ri.

Siç mëson Gazeta “Enigma”, Ismaili ka nënshkruar marrëveshje dy vjeç e gjysmë me kampionët nga Shqipëria.

Në këtë lëvizje gjilanasit pritet të përfitojnë një shumë të konsiderueshme parash, derisa do ta ruajnë kartonin e futbollistit deri në 15%.

Futbollisti i është bashkuar “Demave” në fazën përgatitore në Turqi. /Gazeta Enigma/

Të ngjajshme