Reagon: Albulent Spahiu ndaj lajmit të gazetës Nacionale
Mbrëmë Berat Buzhala në Gazetën “Nacionale” doli me një lajm i cili ka të bëj me emrin tim personal dhe të Ansamblit “Zëri Kamenicës” ku unë në këtë Ansambel jam valltar që përfaqësoj Komunën e Kamenicës në koncerte dhe festivale të ndryshme si brenda ashtu edhe jasht vendit.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Zëri Kamenicës” e ka kryetarin e grupit i cili e udhëheq me dokument dhe nuk jam unë udhëheqësi i Ansamblit ! Në thirrjen për subvencionim të Organizatave joqeveritare nga Komuna e Kamenicës ka aplikuar edhe AKV “Zëri Kamenicës” me projektin e tij dhe komisioni vlerësues e ka vlerësuar
për shumën e fituar në këtë thirrje publike. AKV “Zëri Kamenicës” është përfitues i subvencionit të datës dhe vitit 30.10.2020 dhe nuk ka të bëjë asgjë me çështje politike apo mbështetje siç është thënë në lajm.Ështe shumë keq që emri im është duke u lakuar në këtë rast dhe gjithashtu edhe po ndjehem keq për presionin që po bëhet ndaj OJQ-ës të cilës i takoj unë si një valltar. Unë mendoj se lajmi që është bërë nga mediumi “Nacional” dhe të tjerët që e mbështesin atë medium, kanë qëllime të caktuara kundër qeverisjes aktuale që për mua është e tëra një orkestrim për të krijuar opinion negativ ! Unë, Albulent Spahiu nuk kam asnjë lidhje me asnjë prej anëtarëve të komisonit e as me Kryetarin e Komunës z. Kadri Rahimaj, është për keqardhje që individ të caktuar bëjnë këso lloj lajmesh të pavërteta në opinon ! Unë e kam mbështetur Kryetarin Kadri Rahimaj dhe vazhdoj ta mbështes në punë të mirë për komunitetin Kryetari është i yni dhe i qytetarëve të Kamenicës.
Kamenica është e jona, nuk besoj se ka ndonjë gjë të keqe në këtë rast dhe do të vazhdojë t’a mbështes sepse unë jam një qytetar i Komunës së Kamenicës i cili kam bindjet e mia se është një Kryetar i cili punon me transparencë dhe është i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, kjo është e drejtë e imja që më lejohet si çdo qytetarë. Unë kërkojë nga individët e caktuar me qëllime të tyre që të mos bëjnë këso lajmesh të pa vërteta ! Dhe në fund Berat Buzhalës, suksese në lajme tjera të pa vërteta.