Ramadani: Gati për stinorin e ri, e nisim me derbi

 Ramadani: Gati për stinorin e ri, e nisim me derbi

FC DRITA fillon stinorin pranvereror me ndeshje e xhiros së 19-të, e cila fillon nesër në ora 13  ndaj FC Llapit.

Një ditë para ndeshjes kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Albert Dabiqaj folën për përgatitjet dhe pritshmëritë e këtij gjysmë edicioni të ri.

“Nesër fillon një stinor shumë më i vështirë se ai vjeshtor, sepse është shumë vështirë për të marrë pikë këtë stinor. Secili ekip jep më tepër nga vetja si ata që janë në rrezik për rënie si ata që luftojnë për kreun e tabelës ose për Evropën”, ka thënë fillimisht trajneri ynë Ramadani.

Sa i përket ndeshjes së nesërme kryetrajneri theksoi se janë të gatshëm për një fillim të ri.

“Mendoj që jemi të gatshëm, jemi të përgatitur për ta filluar këtë stinor pranveror, kemi disa ndrydhime në skuadër, por kam besim te futbollistët që kam dhe besoj që nesër duhet ta nisim me këmbë të mbarë”, tha kryetrajneri ynë.

Ndërsa, Albert Dabiqaj po ashtu u shpreh i gatshëm për gjysmë edicionin pranveror, duke theksuar se po e nisin me nje ndeshje derbi.

” Nesër nisim sezonin pranveror dhe e fillojmë me ndeshje direkt derbi, pasi ndeshemi me skuadrën e FC Llapi, pasi dihet se edhe Llapi ka objektiva thuajse si ne. Ne kemi bërë një punë të mirë në fazën përgatitore, kurse për neser për ne dihet synim është fitorja”, ka thënë Dabiqaj.

Ndeshja FC DRITA – FC Llapi zhvillohet nesër, e shtune me fillim nga ora 13:00 në Stadiumin Sintetik (te rrethi).

Të ngjajshme