Rajoni i Gjilanit me 𝐦𝐛𝐢 𝟖 𝐦𝐢𝐣ë qytetarë që jetojnë vetëm me ndihma sociale
Vetëm në rajonin e Gjilanit janë 2 mijë e 304 familje me gjendje të rëndë ekonomike që morën asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, sipas të dhënave zyrtare.
Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, Tetor 2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Mbi 23 mijë e 600 familje me mbi 93 mijë anëtarë ishin përfituese të asistencës sociale në vend, vetëm në muajin tetor të vitit 2022.
Numër të lartë të kësaj kategorie vazhdon ta ketë edhe rajoni i Gjilanit
Në juglindje të Kosovës, numri i familjeve përfituese të asistencës sociale në muajin tetor 2022, ka qenë 2 304, me gjithsej 8 mijë e 365 anëtarë, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Gjilani prin me numër më të madh të familjeve që marrin asistencë sociale
Bazuar në të dhënat e ASK-së, në këtë regjion të vendit, në komunën e Gjilanit janë 647 familje të cilat gjatë tetorit kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, me gjthsej 2 mijë e 394 anëtarë.
Tutje, më pas vjen Komuna e Kamenicës me 491 familje që marrin ndihmë sociale nga shteti, me 1 852 anëtarë.
E goditur nga papunësia e varfëria, është komuna me shumicë serbe Novobërda, që ka 418 familje që përfitojnë asistencë sociale me 1 mijë 383 anëtarë.
Vitia ka 1 mijë 775 anëtarë të familjeve të cilët kanë përfituar nga skema e ndihmës nga gjithsej 412 familje përfituese të asistencës sociale.