Qeveria është për bërjes së qeseve të plastikës me pagesë
Qeveria e Kosovës është pro bërjes së qeseve të plastikës me pagesë, veçse janë në pritje të hulumtimit që Ministria e Mjedisit me ndihmën e GIZ-it është duke e bërë për ndikimin e qeseve në mjedis.
Rezultatet e këtij hulumtimi pritet që të përcaktojnë edhe çmimin e këtyre qeseve.
Kështu bërë të ditur zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha, e cila tha se këto qese do të zëvendësohen me qese letre dhe ato të tekstilit.
“Aktualisht, jemi duke pritur rekomandimet nga hulumtimi, mirëpo në parim jemi që qeset e plastikës të bëhen me pagesë (çmim ky i cili do të përcaktohet nga hulumtimi). Opsion tjetër kemi edhe futjen në treg të qeseve të letrës dhe qeseve të materialit (tekstil) për përdorim, me ç’rast qytetari do ketë mundësi të zgjedh se cilën nga to dëshiron ta përdorë. Kështu qytetarët do të fillojnë të mendojnë më shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe shpresoj shumë që zgjedhjet e tyre do jenë sa më miqësore me mjedisin”, th ajo.
MMPHI me qëllim të menaxhimit të drejtë të mbeturinave sidomos për reduktimin e qeseve të plastikës njëpërdorimshme dhe përfitimit të materialeve ricikluese nga qeset e plastikës, ka formuar një grup punues ku janë të përfshirë të gjitha palët e interesit.