Pse të studioni në programin Marrdhëniet ndërkombëtare dhe studimet evropiane në UKZ?
Programi Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet evropiane në Universitetin “Kadri Zeka” synon që të diplomuarit të jenë të aftë të ushtrojnë profesionet e tyre në ofrimin e shërbimeve në institucione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Programi është përpjekje për të shpjeguar sjelljen që ndodh përtej kufijve të shteteve, marrëdhëniet komplekse në mes të subjekteve ndërkombëtare si institucionet shtetërore, organizatave ndërkombëtare, korporatave shumëkombëshe dhe subjekteve të tjera.
Si rezultat, pas përfundimit të këtij programi, studentët do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të zbatueshme teorike dhe praktike. Studentët do të kenë mundësi që të marrin njohuritë bazë për funksionimin e sistemit të marrëdhënievendërkombëtare,
organizatave ndërkombëtare, Unionit Evropian, proceset integruese, institucioneve që veprojnë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe integrimeve euroatlantike, diplomaci dhe politikë të jashtme, analizë dhe krahasim të politikave ndërkombëtare, mund të interpretojnë politikat ndërkombëtare dhe evropiane, të vlerësojnë funksionet e institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtar, të detektojnë faktorët përcaktues në politikbërje dhe sjelljen ndërkombëtare, dallimet në mes të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ndikimit të ekonomisë, kulturës dhe shoqërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe të drejtën humanitare, organizatave joqeveritare dhe misioneve të përkohshme.Programi Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet evropiane, është i krahasueshvm me programe të universiteteve evropiane, si: Universiteti Masaryk në Çeki, Universitetit të Nicosias në Maltë, Universiteti i Rīga Stradiņš në Latvi dhe Universitetit Timișoara në Romani.