Prokuroria e Gjilanit i ngritë aktakuzë një personit për ndërtim pa leje
Prokuroria e Gjilanit, ka ndaluar tetë (8) persona, dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzetë (20) personave
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzetë (20) personave dhe atë për shkak të veprave penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar.
Gjashtë (6) aktakuza, kundër (6) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale“Ndërtimi pa leje”.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.