Profesori nga Gofilja që bëri rrugë shkencore deri në Zagreb

 Profesori nga Gofilja që bëri rrugë shkencore deri në Zagreb

Më 18 nëntor të vitit të 2019, në Gjilan, në moshën 77-vjeçre ndërroi jetë profesori i Botanikës, Ferat Rexhepi (1942), i lindur në fshatin Gofile të komunës së Skenderajt.

Derisa u pensionua, Rexhepi punoi në Prishtinë, kurse jetoi në Gjilan, ku ishte një njeri dhe kuadër i respektuar deri në vdekje.

Shkollimi i tij nisi në Skenderaj, ndërsa vazhdoi tutje në Mitrovicë, Prishtinë, Zagreb e Novi Sad, deri në doktoratë.

Derisa ishte student, punoi si mësimdhënës i lëndës së biologjisë në një shkollë fillore në Prishtinë dhe Obiliq.

Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në Universitetin e Zagrebit, dega e Botanikës, në temën “Flora dhe vegjetacioni i Novobërdës”, ndërsa doktoratën, në temën “Fitocenozat barishtore në regjionin kodrinor të Kosovës” e ka mbrojtur në Universitetin e Novi Sadit (1978).

Punoi si asistent i Botanikës, pastaj ligjërues, profesor in ordinar dhe profesor ordinar i kësaj lënde.

Ferat Rexhepi, krahas punës me studentë si ligjërues i Botanikës, është marrë edhe me punë hulumtuese-shkencore në fushën e florës dhe vegjetacionit dhe ka botuar shumë punime e studime nga këto fusha. Është autor edhe i disa teksteve universitare.

Të ngjajshme