Profesor Musah Rahimi: Një jetë kushtuar arsimit
Pak histori për rrugëtimin jetësor të profesorit Musah Rahimi.
𝗠𝘂𝘀𝗮𝗵 𝗥𝗮𝗵𝗶𝗺𝗶 u lind me 1955 në Stançiq, Malësia e Karadakut. Ishte bir i familjes fshatare bujare dhe atdhetare. Katër klasë të fillorës i kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren e përmbylli në Shurdhan.
Me 1970 nisi mësimet në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, duke i kryer me sukses në vitin shkollor 1974/75.
Pastaj, me diplomë gjimnazi, djali i ri, Musah Rahimi, u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës, në Degën e Historisë, duke diplomuar me kohë.
Ai filloi me punën me 1981 në fshatrat Stançiq, Dunav dhe Shurdhan.
Në vitin 1983 ai punoi në Shkollën Fillore
“Musa Zajmi” në Gjilan, ndërsa me 1989 në Shkollën Fillore “Selami Hallaçi” po në Gjilan.E me 1992 profesori Musah vazhdoi misionin e tij të shenjtë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit, fillimisht në Zhegër, n ëparalelen e ndarë e pastaj në Gjimnazin amë në Gjilan.
I vendosur, i patrembur dhe gjithmonë në krye të detyrës ishte dhe mbeti profesori Musah gjatë gjithë rrugëtimit jetësor.
Krahas punës në arsim…
Ai që kur ishte gjimnazist ishte anëtar i idalluar i Shqërisë Kulturore – Artistike “Bajram Curri” në Shurdhan, si valltar, instrumentist e këngëtar. Në vitin 2020 është pensionu dhe portali zerogjasht I dëshiron shëndet dhe jëtë të gjatë. /zerogjasht/.