Prof.Dr. Lulzim Rashiti së bashku me ambasadorët shqiptarë, Ilir Gjoni, Sami Ukelli dhe Melehat Muftarovska pjesëmarrës në Panairin e Cyrihut

 Prof.Dr. Lulzim Rashiti së bashku me ambasadorët shqiptarë, Ilir Gjoni, Sami Ukelli dhe Melehat Muftarovska pjesëmarrës në Panairin e Cyrihut

Për herë të parë ka hapur dyert Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina, “Panairi Lugina”, në kuadër të të cilit 15 biznese nga Lugina kanë prezantuar prodhimet e tyre në qytetin Wezikon të Cyrihut.

Në këtë panair, prof.dr.Lulzim Rashiti së bashku me ambasadorët në Zvicër: atë të Shqipërisë Ilir Gjoni, të Kosovës Sami Ukelli dhe te Maqedonisë së Veriut u.d znj. Melehat Muftarovska, ishin pjesëmarrës në Panair në Cyrih.

Një përshendetje të veçantë patën ambasadorët shqiptar për Organizatën “Femrat” dhe uruan projektin në fjalë “Vishu me Kulturë”, projekt ky i përfaqësuar nga dy studente: Dafina Aliji dhe Esra Imeri.

Ky panair është organizuar nga Fondi Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në bashkëpunim me Prof. Dr. Lulzim Rashiti.

/zerogjasht.com/

Të ngjajshme