Pritje për nxënësit e suksesshëm në OMK 2024
Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, i shoqëruar nga profesori i matematikës, Festim Shkodra, që njëherit është edhe koordinator i ekipit të Gjilanit në Olimpiadën Matematikore të Kosovës kanë pritur nxënësin Besnik Haziri, i cili ka zënë vendin e tretë në nivel Kosovë ndër klasat e dhjeta dhe është kualifikuar të marrë pjesë në IMO TST 2024.
Gjithashtu, ata kanë pritur edhe nxënësen Era Januzi, nga klasa e dymbëdhjetë, që zuri vendin e katërt dhe është kualifikuar të marrë pjesë në IMO TST 2024 dhe në EGMO TST 2024.
Të rikujtojmë se Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) shpalli rezultatet
përfundimtare të Olimpiadës Matematike të Kosovës – OMK 2024, të mbajtur më 23.12.2023 në Prishtinë, ku në mesin e nxënësve më të mirë ishin edhe këtë dy nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”.Siç ka theksuar Bekim Mustafa, drejtor, ky është edhe një sukses në vazhdën e të arriturave të mëdha të nxënësve të shkollës sonë dhe këtyre dy nxënësve u ka uruar sukses në garat e mëtejme, duke u bërë me dije se shkolla do të jetë në përkrahje të tyre.
Festim Shkodra, mësimdhënës i matematikës dhe koordinator i ekipit të Gjilanit në Olimpiadën Matematikore të Kosovës, ka thënë se nxënësit tanë kanë treguar sukses solid në këto gara dhe ai beson se ata do të përgatiten e do të punojnë shumë me qëllim që të dalin edhe më të suksesshëm në garat që i kanë në vijim. Ai beson se për këta nxënës do të organizohen ushtrime shtesë dhe se sikurse në vitet e kaluara ata do të na përfaqësojnë denjësisht në garat në vijim. EGMO 2024 do të mbahet në Gjeorgji, ndërsa IMO 2024 do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Drejtori ëetyre garuesve për suksesin e treguar në OMK 2024, iu dha nga një mirënjohje.