Prefesori i muzikës Izet Kallaba i bashkohet shoqatës VATRA në Amerikë

 Prefesori i muzikës Izet Kallaba i bashkohet shoqatës VATRA në Amerikë

Patrioti Izet Kallaba nga Gjilani i Kosovës, profesor i muzikës për 40 vite në Gjilan, sot më 27 Gusht 2021, i bashkohet Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Profesor Kallaba u prit nga Editori i Diellit Sokol Paja i cili i shpjegoi me detaje rrugëtimin historik të Federatës Vatra dhe të gazetës Dielli si organ zyrtar i saj. Z.Kallaba ka botuar librin “Tingujt e Artë” dhe ka në proces një botim për poezinë e diasporës. Profesori i muzikës Izet Kallaba është ofruar në Vatër që të zhvillojë kurse muzike dhe aktivitete kulturore për të gjithë fëmijët e vatranëve dhe patriotëve shqiptarë që jetojnë në New York dhe më gjërë. Ai u shpreh shumë i lumtur që iu bashkua Vatrës dhe se e ka dashur dhe vlerësuar që dekada më parë veprimtarinë e kësaj Federate në dobi të çështjes shqiptare. Profesor Kallaba mbeti shumë i impresionuar nga burrat e shtetit dhe kontributi që shqiptarët e Amerikës kanë dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar. Ai gjithashtu e vlerësoi Vatrën si një atdhe i dytë për shqiptarët e mërgatës së Amerikës. Kur viziton Vatrën të mbushet shpirti plot e zemra krenohet nga historia, lavdia dhe vlerat e kombit tonë që Vatra ka trashëguar dhe rrezatuar gjithmonë, përfundoi fjalën e tij në ditën e anëtarësimit në Vatër profesor Izet Kallaba./GazetaDielli/

Të ngjajshme