Portieri i Gjilanit Betim Halimi ka këputur ligamentin

 Portieri i Gjilanit Betim Halimi ka këputur ligamentin

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐌𝐁𝐈 𝐋Ë𝐍𝐃𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐁𝐄𝐓𝐈𝐌 𝐇𝐀𝐋𝐈𝐌𝐈𝐓

Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e futbollistit Betim Halimi, i cili u lëndua në duelin e 16 Shkurtit në përballjen kampionale ndaj FC Prishtina.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Betimi dhe presin më të fortë në fushat e blerta.

Zyra për shtyp


20 Shkurt, 2024

Të ngjajshme