Popullsia dhe ndarja administrative e Gjilanit
Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjilani filloi të zhvillohet si njësi e vecantë administrative, politike territorial si rreth, ku numri i banorëve u shtua ndjeshëm. Gjilani sipas regjistrimit të popullsisë të viit 1981 kishte 35.229, mirëpo 10 vjet më vonë në vitin 1991 edhe pse popullsia shqiptare nuk e njohu regjistrimin e popullsisë serbe në Kosovë, atëherë presupozohej se Gjilani kishte kishte 51.912 banorë.[1] Rritja e popullsisë në Gjilan dhe rrethinë i atribuohet në radhë të parë shtimit natyrorë por edhe përqindjes së madhe të popullsisë që kanë ardhur nga Kosova Lindore pas luftës në Kosovë dhe në mënyrëtë posaçme pas Luftës së UÇPMB -së në vitin 2000-2001.
Mbi 11 mijë shqiptarë të Luginës janë shpërngulur nga periudha qershor 1999-maj 2001 dhe janë vendosur në Komunën e Gjilanit, ndërkaq për komunat tjera nuk dihet. Për dy vjet Lugina e Preshevës me 11 mijë shqiptarë me pak.[2] Kësaj rritje i kanë kontribuar edhe shpërngulja e popullsisë nga fshatrat malore të komunës së Kamenicës dhe të Novo Bërdës.Sipas regjistrimit popullsisë të vitit 2011, në Gjilan kishte 90,178 banorë rezidentë, prej tyre 87,814 shqiptarë, 624 serb, 978 turq, 121 boshnjak, 361 turq dhe 280 banorë të tjerë.