Polici Irfan Zeqiri falënderon Dr. Alban Bislimaj dhe Dr. Arbër Morina për operacionin dhe kujdesin ndaj tij
Puna e mrekullueshme që mjekët e Gjilanit bëjnë është vlerësuar së fundmi edhe nga polici Irfan Zeqiri.
Zeqiri në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë mirënjohjen dhe falënderimin për mjekët Dr. Alban Bislimaj dhe Dr. Arbër Morina, shkruan Gazeta Shneta.
“Faleminderit Dr. Alban Bislimaj dhe Dr. Arbër Morina, Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për kujdesin dhe trajtimin e shkëlqyer që më ofruat gjatë operacionit. Faleminderit për profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj të pashoq në sigurimin e një përvoje të sigurt dhe të suksesshme kirurgjikale për mua”, ka shkruar Zeqiri.
“Gjithashtu, dua të shpreh falënderimin tim për infermierët dhe të gjithë stafin e Spitalit Regjional të Gjilanit për kujdesin dhe mbështetjen e tyre gjatë qëndrimit tim atje. Faleminderit përsëri për punën tuaj të palodhshme dhe për kujdesin tuaj ndaj pacientëve”, shkroi tutje ai. /Gazeta Shneta/