Polici Alban Rashiti dëshmon për rastin “Banjska”

Të hënën është duke vazhduar seanca e dytë për rastin “Banjska”, ku kishte mbetur i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Zyrtari policor i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, Alban Rashiti, i cili kishte mbetur i plagosur në rastin e “Banjska”, është duke dëshmuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në seancën e dytë për këtë rast.
Ndërkaq, në seancën e parë të mbajtur në prill, të akuzuarit Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.
Përveç tyre, janë të akuzuar edhe 41 persona të tjerë fizikëqë ndodhen në arrati,
si dhe një person juridik.Më 23 shtator 2023, nga ky rast kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, i shpallur më pas hero nga institucionet e Kosovës.
Në seancën e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj 42 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë, të cilët janë në arrati – përfshirë edhe Milan Radojiçiçin, i cili e ka pranuar publikisht se e ka udhëhequr këtë sulm.
Një grup i armatosur më 24 shtator të 2023-së, kishte sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, tanimë heroin Afrim Bunjaku.
Nga shkëmbimet me armë zjarri, Policia e Kosovës fillimisht kishte asgjësuar katër terroristë, teksa gjashtë të tjerë i arrestoi – deri tek ngritja e aktakuzës ndaj 45 personave
Autoritetet e Kosovës kishin akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Radojiçiç e pranoi organizimin dhe përfshirjen në këtë sulm terrorist.
Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe, mirëpo i njëjti një ditë më pas ishte liruar nga paraburgimi./albaniaPost/