Pingpongistja gjilanase Lenë Osmani shpallet kampione në “Podgorica Open 2024”

 Pingpongistja gjilanase Lenë Osmani shpallet kampione në “Podgorica Open 2024”

Këtë fundjavë u mbajt turneu Podgorica Open 2024 për të rinj, i organizuar nga klubi i Pingpongut Buducnost, ku moren pjesë mbi 130 lojtarë nga shtetet e rajonit, ndërsa në kategorinë U19, triumfoi pingponistja nga Kosova, Lenë Osmani e KPP Prishtina – Femrat.

Lojtarja e sapo transferuar në KPP Prishtina – Femrat, edhe pse në një konkurencë mjaftë të fortë, arriti të shpallet kampione e turneut memorial Sasa Milacic Podgorica Open 2024, duke siguruar trofeun e parë për klubin prishtinas, dhe njëhkosisht të parin për këtë vit.

Osmani kaloi fazen e grupeve duke i mposhtur të gjitha lojtaret më rezultat 3:0, për të kaluar në fazen eleminuese, ku konkurenca ishte më e vështirë. Në gjysëmfinale Lena mposht kampionen e Podgoricës Anastasija Vujović, me rezultat të ngushtë 3:2. Kjo ndeshje ishte më finale se finalja, ku Anastasija në setin vendimtar ishte në eprsi të thellë 8:3, ku dukej se turenu po mbaron për Lenën, Lena arriti të rimarr vetën dhe në një ndeshje dramatike rikthej rezultatin në 13:11, duke e mposhtur kampionen vendase.

Në finale Osmani u takua përseri më lojtarën e grupit të saj Kristina Šebek nga klubi nikoqir Budućnost, dhe e mposhtu me rezultat bindës 3 me 0, për të siguruar kështu titullin e parë për KPP Prishtina Femrat.

Osmani pas turneut u shpreh e lumtur me këtë rezultat dhe se këto suksese vetëm se e motivojnë edhe më shumë për garat e ardhshme vendore dhe ndërkombetare.

“Ishte një ditë e gjatë me shumë ndeshje, sidomos gjysëm finalja e cila ishtë një lojë shumë e vështirë, por u gëzova shumë që arrita ta fitoj. Ky është titulli i parë për këtë vit dhe ndihem shumë e motivuar për garat e rradhës që do të mbahën në Kosovë e rajon” u shpreh Osmani.

Në këtë turne morren pjesë edhe lojtarë të klubeve tjera na Kosova si KPP Prishitna Mashkijt, KPP Priping nga Prishtina, KPP Gani Malou nga Ferizaj dhe KPP Sharri nga Prizreni.

Turneu i radhës do të mbahet me datë 18 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet nga Federata e Pingpongut të Kosovës./Katror.info

Të ngjajshme