Personit që u gjet i vdekur në Gjilan dhe që ishte zhdukur nga 10 janari iu gjetën mbi 80 mijë franga dhe tre celularë

 Personit që u gjet i vdekur në Gjilan dhe që ishte zhdukur nga 10 janari iu gjetën mbi 80 mijë franga dhe tre celularë

Musa Hamitin nga Gjilani familjarët e deklaruan të zhdukur më 10 janar të këtij viti. Mbrëmë ai u gjet i vdekur në ashensorin e një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se në momentin që është zhdukur, dyshohet se me vete i kishte rreth mbi 80 mijë franga zvicerane dhe kishte ardhur nga Zvicra. Po ashtu burimet thonë se atij i janë gjetur edhe tre celularë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia, sot gjatë ditës.

“Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë  është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, ka konfirmuar policia. /Ballkani.info/

Të ngjajshme