Për një javë, 24 personave u hiqet patentë-shoferi në Gjilan
Gjatë javës së kaluar 24 personave u është marrë patent-shoferi në rajonin e Gjilanit, pasi të njëjtit kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda në komunikacion.
Gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 1275 gjoba.
“Policia Rajonale e Gjilanit ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Gjilanit gjatë javës që shkoi, nga data 16.02.2024-22.02.2024 ka shqiptuar 1275 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr 24 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa, janë raportuar 26 aksidente, prej tyre : – Aksidente me lëndime 11. Aksidente me dëme materiale, 15”, thuhet tutje në njoftim.