Për një javë, 16 personave u hiqet patentë-shoferi në Rajonin e Gjilanit
Gjatë javës së kaluar 16 personave u është marrë patent-shoferi në rajonin e Gjilanit, pasi të njëjtit kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda në komunikacion.
Gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 1386 gjoba.
“Policia Rajonale e Gjilanit ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Gjilanit gjatë javës që shkoi, nga data 08.03.2024-14.03.2024 ka shqiptuar 1386 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr 16 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre : – Aksidente me lëndime 12. Aksidente me dëme materiale, 17”, thuhet tutje në njoftim. /Zerogjasht