Për herë të parë Alketa prezanton burrin

 Për herë të parë Alketa prezanton burrin

Në 14 Janar, Alketa Vejsiu përmes rrjetit të saj social Instagram dha për fansat lajmin se emri i saj, gjendej mes atyre të grave më të njohura të televizionit italian, të zgjedhura për të prezantuar edicionin e 70-të të Sanremos.

Në 6 Shkurt, Alketa u ngjit në skenën e teatrit Ariston dhe mahniti publikun me prezantimin e saj.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, Vejsiu ka treguar se në publik është edhe bashkëshorti i saj.

Ajo shprehet se Sanremo është një ëndërr e përbashkët që e kanë finalizuar të dy.

Alketa e ndjen veten shumë me fat, që ka një bashkëshort që e do dhe e mbështet në ëndrrat e saj, madje këtë Sanremo ja dedikon eksluzivisht atij.

“Në skenë patjetër sonte është bashkëshorti im, është i ulur atje.

E kam patur gjatë gjithë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është një ëndërr e përbashkët, që e kemi finalizuar të dy.

Edhe nëqoftëse duhet t’ja dedikoj dikuj Sanremo-n, ja dedikoj në mënyrë eksluzive njeriut që dua, që më ka mbështetur në gjithë këtë rrugëtim.

Është e mrekullueshme që të kesh dikë që të do dhe të mbështet në ëndrrat e tua, jam me fat për këtë.

Të ngjajshme