Pensionohet z. Shefki Daku, referent i lartë në Gjykatën Themelore në Gjilan
Përmes një njoftimi nga Gjykata Themelore në Gjilan është njoftuar për pensionimin e referentit të lartë, z. Shefki Daku.
Në urimin/njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, ku punoi e veproi Z. Daku, veç tjerash theksohet angazhimi i përkushtuar në punë i tij.
“Angazhimi dhe përkushtimi juaj gjatë gjithë këtyre viteve të punës, vlerësohet lart nga të gjithë gjyqtarët dhe stafi administrativ i Gjykatës Themelore në Gjilan. Urojmë të keni shëndet dhe fat të mirë!”, thuhet në njoftimin e Gjykatës themelore të Gjilanit. /Zerogjasht/