Pensionohet specialisti i Pedodoncisë pranë shërbimit të Stomatologjisës në QKMF-së në Gjilan, dr. Hajredin Myrtaj
Është pensionuar mjeku specialist i shërbimit të Stomatologjisë në QKMF-së në Gjilan dr. Hajredin Myrtaj.
Kjo u bë e ditur nga faqja zytare e QKMF-së në Gjilan, shkruan portali Zerogjasht.
Në shenjë falënderimi atij iu nda një mirënjohje.
Postimi i plotë:
Pas 25 vitesh përvojë pune, sot është pensionuar Dr. Hajredin Myrtaj, specialist i Pedodoncisë pranë shërbimit të Stomatologjisë në QKMF “ Dr. Nagip Rexhepi “
Dr. Hajredin Myrtaj, veprimtarinë e tij e filloi qysh nga vitet 89-90. Pauzoi nga institucionet mbi 10 vite, shkaku i dëbimeve të profesionistëve shëndetësor të asaj kohe.Rikthehet në vitin 2000 për të vazhduar shkollimin pas universitar specialistik deri më2004,
ku pastaj shërbeu në institucionin e QKMF-se në Komunën e Gjilanit deri në vitin 2024.I shquar për qëndrueshmëri, profesionalizëm dhe korrektësi, sot në një ceremoni solemne në prezencë të stafit Menaxhus të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjës Myrtaj, u përcoll me urime dhe mirënjohje të thellë për kontributin ndaj qytetarëve!
I urojmë shëndet dhe mirëqenie!