Pensionohet mjeku Xhemajl Arapi
Me një ceremoni simbolike, është përcjellë sot në pension dr. Xhemajl Arapi, specialist i mjekësisë familjare në Viti.
Në këtë ceremoni ka marrur pjesë edhe kryetari i Komunës Sokol Haliti, i cili e çmoi lart kontributin e dr. Xhemajlit në shëndetësinë vitiase.
Dr. Xhemajl Arapi ka punuar plot 21 vite në QKMF dhe gjatë përvojës së tij, përpos mjek familjar, ka udhëhequr edhe QKMF në Viti, si drejtor dhe një periudhë të gjatë si koordinator cilësie.
Me këtë rast drejtoresha e QKMF në Viti, dr Vjollca Kadolli-Halili ka falënderuar kolegun e saj, për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi si dhe për bashkëpunimin e treguar ndër vite, duke u dëshiruar shëndet e pensionim të qetë./Mediafokus.info