Pensionohet mësuesja Syzana Ajeti
Është pensionuar mësimdhënësja Syzana Ajeti nga fshati Përlepnicë e Komunës së Gjilanit, shkruan protali Zerogjasht.
Ajo është pensionuar pas një kohe të gjatë mbi 20 vjeçare punë me nxënës.
Ky është postimi nga faqja e SHFMU Skënderbeu – Përlepnicë:
Mësimdhënia nuk është profesion, por mision, andaj është kënaqësi dhe lehtësim kur këtë mision e përfundojmë me sukses.
Mësimdhënësja Syzana Ajeti është pensionuar pas një kohe të gjatë mbi 20 vjeçare punë me nxënës, duke dhënë kontribut për gjenerata të tëra që të fitojnë dije dhe njohuri të reja nga fusha e Edukimit qytetar, andaj jemi falënderues për punën e saj dhe përkushtimin ndaj nxënësve.
Urojmë shëndet të mirë dhe ta gëzoj pensionimin mësuesja Syzanë dhe do mbetet në kujtesën tonë për seriozitetin në punë dhe bashkëpunimin me kolegët!